Lajmet

Telegram arrin 500 milionë përdorues, sfidon Discord me opsionet e reja

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Dhjetor 2020
Lançimi i platformës bëhet me qëllim që të mbulohen kostot e serverëve dhe trafikut shkroi Durov në kanalin e tij në Telegram. Telegram arrin 500 milionë përdorues, sfidon Discord me opsionet e reja

Aplikacioni i komunikimit Telegram po i afrohet 500 milionë përdoruesve bëri të ditur kompania së bashku me planet për të gjeneruar të ardhura që prej vitit të ardhshëm në mënyrë që të mbështesë biznesin.

Themeluesi Pavel Durov tha se kishte mbështetur personalisht biznesin deri më sot por tani ka ardhur koha të gjejë mënyra për ta monetizuar. Shërbimi në muajin Prill kishte 400 milionë përdorues aktivë dhe së shpejti pritet të lançojë një platformë reklamimi që respekton privatësinë e përdoruesve.

Lançimi i platformës bëhet me qëllim që të mbulohen kostot e serverëve dhe trafikut shkroi Durov në kanalin e tij në Telegram.

Disa analistë ishin shprehur më herët se Telegram do të monetizonte platformën përmes projektit blockchain. Por pas disa shtyrjesh dhe problemesh me autoritetet rregullatore Telegram vendosi të braktisë projektin i cili kishte afruar 1.7 miliardë dollarë investime në 2018-ën. Prej tyre Telegram riktheu 1.2 miliardë dollarë.

Të gjitha funksionet aktuale të aplikacionit do të mbeten falas tha Durov që është një prej kritikëve kryesore të WhatsApp. Së bashku me këtë lajm Telegram prezantoi edhe funksionet e reja të bisedave në grup të cilat do të kenë thirrje zanore.

Funksioni i ri është i ngjashëm me atë që ofron Discord. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga Windows 10 tek Windows 11: Çfarë ka ndryshuar e çfarë jo