Lajmet

Telegram lançon një opsion për importimin e bisedave nga WhatsApp

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Janar 2021
Mjafton të eksportoni një bisedë nga WhatsApp, të zgjidhni Telegram nga fusha e shpërndarjes së iOs dhe të përzgjidhni më pas ku të importoni mesazhet. Telegram lançon një opsion për importimin e bisedave nga WhatsApp

Telegram po përballet me një flux të lartë përdoruesish të rinj që po vinë nga WhatsApp pas ky i fundit ndryshoi politikat e përdorimit.

Versioni më i fundi i Telegram në iOS ka shtuar një opsion të ri për të importuar bisedat nga aplikacionet rivale përfshirë WhatsApp, Line dhe KakaoTalk.

Mjafton të eksportoni një bisedë nga WhatsApp, të zgjidhni Telegram nga fusha e shpërndarjes së iOS dhe të përzgjidhni më pas ku të importoni mesazhet.

Importimi përfshin edhe përmbajtjet e ruajtur dhe çdo mesazh i konvertuar ka etiketën “imported.”

Opsioni i ri vjen pak javë pasi WhatsApp prezantoi një ndryshim surprizë të politikave të përdorimit ku Facebook mund të përdorë informacionet e tij. WhatsApp u përpoq të siguronte përdoruesit se Facebook nuk do të lexonte mesazhet por dëmi ishte bërë.

Miliona u larguan nga WhatsApp për në aplikacionet rivale si Telegram dhe Signal. WhatsApp është popullor kryesisht në vende ku Android dominon si Evropa dhe India. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Eksperimenti i WhatsApp do të fshijë fotot që keni dërguar në telefonin e dikujt tjetër