Lajmet

Telegram me funksion të ri për ata që kërkojnë miqësi të reja

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Përmirësime të tjera që Telegram ka sjellë me versionin 5.8 është ajo e transferimit të grupeve tek persona të tjerë, shikimi i temave pa i aplikuar, shkurtesa për asistentin virtual Siri dhe përjashtime nga njoftimet e zgjeruara. Telegram me funksion të ri për ata që kërkojnë miqësi të reja

Telegram lançoi përditësimin më të fundit duke shtuar një numër funksionesh të reja. Funksioni i cili bie në sy janë bisedat në grup të bazuara në vendndodhje që do thotë se mund ti bashkoheni grupeve të bisedave që gjenden pranë jush.

Kështu mund të bëni miq të ri në lagjen, vendin apo qytetin ku jetoni. Ideja është që të krijoni kontakte me njerëz që nuk njiheni dhe nuk keni as numrat e tyre të kontaktit.

Këtë mund ta bëni duke përdorur butonin Add to Contacts në krye të bisedave të reja. Gjithashtu mund të përdorni opsioni Add People Nearby për të shkëmbyer infot e kontaktit me përdoruesit e Telegram që gjenden pranë.

Përdoruesit mund të shfletojnë grupet pranë të disponueshme për tu bërë pjesë e tyre, ose të krijojnë një grup lokal për të filluar të bisedojnë vetë me komshinjtë, kolegët e punës apo studentët.

Përmirësime të tjera që Telegram ka sjellë me versionin 5.8 është ajo e transferimit të grupeve tek persona të tjerë, shikimi i temave pa i aplikuar, shkurtesa për asistentin virtual Siri dhe përjashtime nga njoftimet e zgjeruara.

Bisedat e bazuara në vendndodhje janë një ide fantastike. Veçanërisht për këdo që dëshiron të lidhë miqësi të reja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi aplikacionet po organizojnë protestat e fuqishme në Hong Kong

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>