Lajmet

Telegram më në fund bën atë që pritej prej kohësh

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Gusht 2020
Telegram thotë se video thirrjet, ashtu si thirrjet audio dhe tekst mbrohen nga enkriptimi fundor. Telegram më në fund bën atë që pritej prej kohësh

Video thirrje kanë mbërritur më në fund në Telegram. Aplikacioni i komunikimit të sigurtë kishte premtuar video thirrjet në grup në fillim të vitit përpara se të niste izolimi i koronavirusit që i bëri aplikacionet si Zoom dhe Google Meet më popullorë se kurrë më parë.

Ende nuk ka lançuar video thirrjet në grup por vetëm mes dy personave në Android dhe iOS.

Thirrjet mund ti filloni nga faqja e profilit dhe të kaloni nga audio në video e anasjelltas. Funksionojnë edhe me modalitetin “picture-in-picture” që do të thotë se mund të lexoni mesazhe apo të dërgoni replika në aplikacione të tjera ndërsa jeni në një video thirrje me një person.

Telegram thotë se video thirrjet, ashtu si thirrjet audio dhe tekst mbrohen nga enkriptimi fundor. Ky është vetëm një version alfa dhe me kalimin e kohës do të bëhet i disponueshëm për të gjithë.

Telegram synon të lançojë video thirrjet në grup në muajt në vijim në përpjekje për të dhënë një alternativë të Zoom. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton laptopët Galaxy Book