Lajmet

Telegram në krye të listës së aplikacioneve më të shkarkuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Shkurt 2021
Sipas të dhënave të fundit që vinë nga firma analitike Sensor Tower, raportohet se Telegram është aplikacioni më i shkarkuar globalisht. Telegram në krye të listës së aplikacioneve më të shkarkuara

Aplikacionet e komunikimit si WhatsApp dhe Signal po dominojnë bisedat online por nuk duhet harruar Telegram.

Sipas të dhënave të fundit që vinë nga firma analitike Sensor Tower, raportohet se Telegram është aplikacioni më i shkarkuar globalisht.

Në Google Play është aplikacioni numër 1 ndërsa në App Store aplikacioni numër 4. Në Dhjetor të 2020-ës, Sensor Tower vendosi Telegram në vendin e 9 në po të njëjtën listë me WhatsApp dhe Instagram të cilët mbanin vendin e 3 dhe të 4 respektivisht.

Tani këto dy aplikacione kanë rënë në vendin e 5 dhe 6 ndërsa Signal është ngjitur në vendin e 3. Sensor Tower përllogarit se shkarkimet e Telegram janë rritur me 3.8 herë që prej Janarit 2020 dhe 63 milionë shkarkime vetëm muajin e kaluar.

Pjesa më e madhe e tyre erdhën nga India me 20% dhe Indonezia me 10%.

Nuk është çudi të shohim Telegram që parakalon WhatsApp. Ky i fundit ka humbur shumë përdorues pas shqetësimeve të ngritur në lidhje me privatësinë dhe informacionet biometrike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft lançon aplikacionin e shumëpritur për iPad