Lajmet

Telegram nuk është aq i sigurtë sa kemi besuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Janar 2021
0
Në pamje të parë People Nearby nuk përbën kërcënim serioz. Nuk ekspozon vendndodhjen e saktë vetëm hapësirën gjeografike ku gjendeni. Telegram nuk është aq i sigurtë sa kemi besuar

Funksioni People Nearby në Telegram nuk është aq i sigurte sa keni menduar. Një inxhinier softueri gjeti se ky opsion mund të ketë ekspozuar vendndodhjen e saktë tek kriminelë kibernetikë.

Inxhinieri Ahmed Hassan, zbuloi problemin serioz të sigurisë në Telegram. Opsioni nuk aktivizohet automatikisht por duhet ta bëni manualisht

Me tu aktivizuar, përdoruesit mund të shohin përdoruesit e tjerë Telegram që gjenden pranë dhe që kanë zgjedhur të aktivizojnë këtë opsion.

Në pamje të parë People Nearby nuk përbën kërcënim serioz. Nuk ekspozon vendndodhjen e saktë vetëm hapësirën gjeografike ku gjendeni.

Por pas disa hulumtimeve, Hassan gjeti se funksioni mund të abuzohet lehtësisht nga hakerët. Ai publikoi një analizë të thellë të problemi të sigurte në Ahmed’s Notes.

Në postimin në fjalë Hassan thotë se aktorë të këqij mund të përdorin harduerë të veçantë për të grumbulluar informacione të pajisjeve GPS në hapësirën përreth.

Ai komunikoi me Telegram shqetësimet e tij dhe kompania u përgjigj se diçka e tillë nuk është problem.

Telegram ka bërë emër si aplikacion që komunikimin dhe të dhënat i mban private. Por platforma po injoron një prej problemeve më të rrezikshme të sigurisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S21

Tags >

Telegram