Lajmet

Telegram X do ti zërë vendin aplikacionit zyrtar në iOS

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Ky i fundit u pa si një hapësirë eksperimentale për kompaninë ku mund të testonte veçoritë e reja përpara se të arrinin tek versioni zyrtar. Telegram X do ti zërë vendin aplikacionit zyrtar në iOS

Përdoruesit e iOS do të mund të përdorin vetëm një prej aplikacioneve Telegram.

Kështu bëri të ditur kompania e cila tha se do të migrojë përdoruesit drejt versionin Telegram X i rindërtuar në gjuhën e programimit Swift.

Gjatë 2018-ës, jo vetëm në iOS por edhe Android, Telegram ka ofruar dy aplikacione: Telegram dhe Telegram X.

Ky i fundit u pa si një hapësirë eksperimentale për kompaninë ku mund të testonte veçoritë e reja përpara se të arrinin tek versioni zyrtar.

Në iOS kjo situatë do të ndryshojë së shpejti.

Themeluesi i kompanisë Pavel Durov shkruante në kanalin e tij në Telegram se ky migrimi i përdoruesve në Telegram X do të kryhet për një periudhë dy javore.

Ende dy aplikacionet vijojnë të jenë live në App Store, mbase deri në një njoftim të dytë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>