Lajmet

Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shtator 2019
0
Ky tender i shpall i hapur në Korrik dhe më 9 Shtator u hapën ofertat e mbërritura nga palët e interesuara. Telekom Albania ishte ofertuesi i vetëm në këtë garë ndërsa operatori i tretë celular ALBtelecom vendosi të mos marrë pjesë. Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpalli ditën e Premte operatorin e dytë celular më të madh në vend Telekom Albania fitues të tenderit të frekuencave 800Mhz.

Ky tender i shpall i hapur në Korrik dhe më 9 Shtator u hapën ofertat e mbërritura nga palët e interesuara.

Telekom Albania ishte ofertuesi i vetëm në këtë garë ndërsa operatori i tretë celular ALBtelecom vendosi të mos marrë pjesë.

Kujtojmë se në fillim të 2019-ës Vodafone Albania fitoi të drejtën e përdorimit të frekuencave 800Mhz të cilat do të rrisin kapacitetet e internetit 4G dhe të zgjerojnë mbulimin e sinjal edhe në zonat rurale.

Frekuenca 800Mhz edhe pse transmetojnë më pak bandwidth sesa ato 1800 dhe 2600Mhz ku aktualisht ofrohet 4G nga dy operatorët e tjerë, mund të udhëtojnë në distanca më të largëta dhe të penetrojnë më mirë pengesat dhe muret sesa dy të fundit.

Në njoftimin e AKEP thuhet:

Procedura e prokurimit: Procedurë e hapur

Objekti: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezat e frekuencave 800 MHz (790-862MHz), spektër i paalokuar”, Ref. 1×10 MHz i çiftuar-800-2019, zhvilluar në AKEP në datën 9.9.2019.

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, AKEP informon se oferta e paraqitur prej Telekom Albania sh.a, për një të drejtë përdorimi, me vlerë:

7,441,000  (shtatë milionë e katërqind e dyzet e një mijë) Euro.

Oferta është identifikuar si ofertë fituese, për përdorimin e frekuencave të brezit 800 MHz – Bllokut A3:  811-821 MHz (10 MHz) i çiftuar me 852-862 MHz (10 MHz). /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kush është 14 vjeçari që zbuloi problemin e FaceTime

Lajmet e fundit>