Lajmet

Telekom Srbija ka dhënë 61 milion euro për Telekom Albania, në garë edhe ALBtelecom

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Danas vijon më tej duke thënë se oferta nga investitori Grek ka qenë më e lartë por duke qenë se nuk është gjetur ende financimi për transaksionin, është hedhur poshtë si mundësi blerjeje. Telekom Srbija ka dhënë 61 milion euro për Telekom Albania, në garë edhe ALBtelecom

Operatori shtetëror serb i telekomunikacionit Telekom Srbija ka dhënë ofertën më të lartë për blerjen e Telekom Albania prej 61 milion eurosh raportoi media Serbe Danas.

Sipas Danas, krahas Telekom Srbija oferta kanë paraqitur edhe operatori i tretë për nga numri i abonentëve celularë ALBtelecom, Telekom Bullgar Vivacom dhe një investitor grek emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Megjithatë në raportin e medias serbe nuk përmendet grupi Çek PPF i cili bleu në fillim të vitit operacionet e Telenor në Evropën Juglindore përfshi Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë dhe Hungarinë.

Sipas raporteve të mëhershme, grupi Çek PPF ka hyrë në garë përmes operatorit bullgar Globul Telenor.

Danas vijon më tej duke thënë se oferta nga investitori Grek ka qenë më e lartë por duke qenë se nuk është gjetur ende financimi për transaksionin, është hedhur poshtë si mundësi blerjeje.

Sakaq Vivacom ka dhënë ofertën më të ulët.

Nga ana tjetër një blerje e mundshme e Telekom Albania nga rivali ALBtelecom me shumë gjasa nuk do të aprovohet nga autoritetet e konkurrencës.

Telekom Albania është operatori i dytë celular më i madh në vend me afro 36% të abonentëve. Lideri i tregut është Vodafone me më shumë se 50% ndjekur nga ALBtelecom me 15.6%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>