Biznes

Telekom Srbija vijon ekspansionin, blen dy operatorë të rinj

Publikuar , 07 Janar 2019
0
Blerjet vinë pas asaj të Kopernikus Technology në Nëntor të 2018-ës dhe asaj të Blicnet në Bosnie nga divizioni Telekom Srpske muajin e kaluar. Telekom Srbija vijon ekspansionin, blen dy operatorë të rinj

Kompania shtetërore Serbe e telekomunikacionit Telekom Srbija e cila operon nën markën MTS vijon ekspansionin e saj të blerjeve.

Më e fundit është blerja e rivalët Radijus Vektor dhe Avcom për një shumë të pa përmendur raporton B92.

Dy operatorët do të shtojnë plot 120 mijë abonentë Radjus Vektor dhe 18 mijë të Avcom në bazën e abonentëve të MTS.

Blerjet vinë pas asaj të Kopernikus Technology në Nëntor të 2018-ës. Gjithashtu të Blicnet në Bosnie nga divizioni Telekom Srpske muajin e kaluar.

Vlen të përmendet se Telekom Srbija ka qenë një prej kandidatëve më të përfolur për blerjen e Telekom Albania. Por që sipas mediave ka dështuar.

Telekom Albania është blerë nga bullgarët e Vivacom. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Falimenton kompania e sigurimeve INSIG Kosova

Lajmet e fundit>