Blog

Telekomi i Italisë ofron internet 100Mbps për 2,500 lokalitete në mbarë vendin

Publikuar , 11 Tetor 2018
0
TIM ka instaluar 16 milion kilometra fibër optike dhe synon të sjellë FTTH edhe në 100 lokalitete të tjera deri në 2020-ën. Telekomi i Italisë ofron internet 100Mbps për 2,500 lokalitete në mbarë vendin

Telecom Italia bëri të ditur ditën e sotme se shërbimet “ultrabroaband” të cilat përfshijnë akses të internetit nga 100Mbps deri në 1Gbps, janë të disponueshme për 19 milion shtëpi në 2,500 qytete Italiane ose 80% të vendit.

TIM tha se mbi 1,800 lokalitete kanë akses në internet me shpejtësi deri në 200Mbps përmes teknologjisë FTTC dhe EVDSL ndërsa 2.9 milion shtëpi në 116 lokalitete kanë akses në rrjetet e fibratike optike FTTH (Fiber to the Home.)

TIM ka instaluar 16 milion kilometra fibër optike dhe synon të sjellë FTTH edhe në 100 lokalitete të tjera deri në 2020-ën.

Operatori shtoi se mbulimi 4G LTE ka arritur 98% të popullsisë dhe ka investuar 2.4 miliardë euro për blerjen e frekuencave 5G. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple heq dorë nga ndërtimi i qendrës së të dhënave prej 1 miliardë dollarë në Irlandë

Lajmet e fundit>