Blog

Telekomi i Italisë rekord Evropian shpejtësie interneti në 5G

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Janar 2020
0
Aktualisht TIM ofron shërbimin 5G në Milano, Romë, Napoli, Torino dhe Firence. Telekomi i Italisë rekord Evropian shpejtësie interneti në 5G

Telecom Italia thotë se ka vendosur rekord Evropian për shpejtësinë e internetit prej 2Gbps në rrjeitn komercial 5G duke përdorur frekuencat millimetre wave (mmWave) prej 26Ghz.

Në bashkëpunim me Ericsson dhe Qualcomm, TIM përdori një bllok prej 200Mhz të mmWave kombinuar me 200Mhz që ka në pronësi nga frekuencat e tjera. TIM thotë se frekuencat mmWave do të përdoren për të ofruar një alternativë të internetit super të shpejtë për shtëpitë që aktualisht ofrohet përmes fibrës optike.

Operatori Italian TIM bleu frekuenca 5G nga qeveria Italiane për 2.41 miliardë euro në 2018-ën në frekuencat 700Mhz, 3.7Ghz dhe 26Ghz. Shërbimet e para 5G u lançuan në frekuencën 3.7Ghz në tre qytete në Qershor të 2019-ës.

Aktualisht TIM ofron shërbimin 5G në Milano, Romë, Napoli, Torino dhe Firence. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me ekran që paloset i Huawei më në fund në shitje