Biznes

Telekomi i Kosovës paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Nokia

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Dhjetor 2019
0
Bashkë me punëtorët e mrekullueshëm dhe të palodhshëm që ka gjiganti Telekom, do të ia kthejmë namin e dikurshëm kompanisë dhe këtë e dëshiron secili nga ne. Telekomi i Kosovës paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Nokia

Telekomi i Kosovës është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë e telekomunikimit Nokia.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi.

Po ashtu, ai ka thënë se Telekomi ka shitur një milion pako gjatë vitit 2019, sipas tij, paraqet rekord të ri për këtë ndërmarrje.

“Telekomi shet mbi 1 milion pako brenda muajit. Telekomi i Kosovës po mbyllë vitin 2019 me një rekord të ri sa i përket shitjes së pakove. Brenda muajit dhjetor janë shitur hiq më pak se 1 milion pako, në të cilat përfshihen minuta dhe SMS pa kufi, shumë minuta kombëtarë dhe shumë internet”, ka shkruar Istrefi.

Shkrimi i plotë i Istrefit

Telekomi shet mbi 1 milion pako brenda muajit.

Telekomi i Kosovës po mbyllë vitin 2019 me një rekord të ri sa i përket shitjes së pakove.

Brenda muajit dhjetor janë shitur hiq më pak se 1 milion pako, në të cilat përfshihen minuta dhe SMS pa kufi, shumë minuta kombëtarë dhe shumë internet.

Ky rekord i ri vjen edhe si rrjedhojë e angazhimit maksimal të të gjithë punonjësve por edhe të një premtimi publik se Telekomi do të rikthehet fuqishëm.

Besoj se fillimi i vitit 2020 do të jetë shumë më i suksesshëm.

Kemi arritur që këtë muaj të kemi shitje rekorde sa i përket pakove tona. Është shumë e qartë se konsumatorët tanë të cilët na kanë qëndruar besnik gjatë gjithë këtyre viteve po blejnë pakot tona për shkak se janë më të mirat në treg.

Tashmë janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit ligjore sa i përket nënshkrimit të kontratës me Nokia, kontratë kjo e cila kryekëput do të merret me mirëmbajtje të rrjetit në nivel vendi dhe nga kjo, konsumatorët tanë do të kenë shërbime më cilësore dhe të meritueshme.

LEXO EDHE:  Ndaj Google mund të hapet një hetim i madh në SHBA

Ndërsa që apetitet e kujtdo tjetër që Telekomi të falimentojë ose edhe të degradohet tutje, asnjëherë nuk do të jetësohen edhe pse gjatë gjithë vitit ka pasur tendenca të tilla nga nivelet më të larta të qeverisë së vendit, konkretisht nga ministria e linjës dhe ministri Valdrin Lluka.

Bashkë me punëtorët e mrekullueshëm dhe të palodhshëm që ka gjiganti Telekom, do të ia kthejmë namin e dikurshëm kompanisë dhe këtë e dëshiron secili nga ne. /Telegrafi