Lajmet

Telekomi i Malit të Zi aktivizon shpejtësitë 500Mbps në rrjetin 4G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Qershor 2019
0
Telekomi i Malit të Zi aktivizon shpejtësitë 500Mbps në rrjetin 4G

Telekomi i Malit të Zi lajmëroi ditën e Hënë se është bërë operatori i parë celular në Malin e Zi që ofron abonentëve të tij internet me shpejtësi 500Mbps dhe që mund të aksesohet aktualisht në kryeqytetin Podgoricë përfshirë qendrat tregtare City Mall dhe Delty City.

Shpejtësitë 500Mbps janë të mundura falë kombinimit të teknologjive të avancuara dhe modulimeve si CA1 4×4 MIMO2 dhe 256QAM mbështetur nga smartfonët më të fundit.

Sipas drejtoret së teknologjisë pranë Crnogorski Telekom, kompania është duke punuar për të zhvilluar më tutje infrastrukturën pasi arriti shpejtësi deri në 925Mbps gjatë testimeve në Mars.

“Përdoruesit tanë shijojnë përfitimet e rrjetit celular më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në Malin e Zi dhe është provuar nga fakti se gjysma e trafikut 4G në vend kalon nga rrjeti ynë. Ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të përmbushur nevojat edhe të konsumatorëve më kërkues,” u shpreh ajo.

Telekomi i Malit të Zi është në pronësi të gjigandit Gjerman Deutsche Telekom dhe zë vendin e dytë për nga numri i abonentëve pas Telenor por qëndron përpara operatorit M-Tel në pronësi të Telekom Srbija. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ri i Vivo ka një kamër sekrete

Lajmet e fundit>