Lajmet

Telekomi i Sllovenisë, zgjeron praninë e platformës Subex për tërë grupin

Publikuar , 20 Dhjetor 2011
0
Telekomi i Sllovenisë, zgjeron praninë e platformës Subex për tërë grupin

Telekomi i Sllovenisë ofron komunikime mobile të nivelit të lartë, komunikime IP dhe të fiksuara, përmbajtje multimediale dhe shërbime për individë dhe biznese. Kompania me qendër në Slloveni, ka presence në Kosovë (përmes operatorit IPKO), e gjithashtu edhe prezencë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të zi, dhe Maqedoni. 

Telekomi i Sllovenisë ka qenë duke shfrytzëuar ROC Fraud Management të Subex gjatë tre viteve të fundit për komunikimet e saja të fiksuara. Kur arriti të zgjerojë grupin e saj përmes blerjeve, Telekomi i sllovenisë zgjodhi ROC Fraud Management të Subex për të gjitha kompanitë e saja fikse dhe mobile.

ROC Fraud Management do të instalohet në formë qendrore në Lublanë dhe do të mbulojë të gjithë operatorët fiks dhe mobil në Slloveni, Maqedoni dhe Kosovë, duke ndihmuar në mbrojtjen e mbi 14 milion abonentëve që ka si Telekom Sllovenija Group. 

Platforma ROC Fraud Management e Subex është ndërtuar të ndihmojë lëvizjet e CSP’ve (Communication Service Providers – CSV) që të ecin para drejt parandlimit të mashtrimit, duke eliminuar mashtrimet e njohura, duke reduktuar kohën e punës së lire, duke vendosur kontrollime të brendshme dhe duke përmirësuar procesin e përmirësimit të mbrojtjes kundër mashtrimit.

Sistemi ka disa veçori, duke mundësuar mbrojtje në kohë reale përmes kontrolleve të saja in-line dhe kontrolleve të transaksionit dhe duke prioritizuar rastet e mashtrimit përmes teknikave të saja të intelegjencës së avancuar artificiale. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Bitmain, telashet shtohen ndërsa mbyll zyrën në Amsterdam

Lajmet e fundit>