Lajmet

Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin

Publikuar , 23 Janar 2019
0
Telekomi i Kosovës do t’i ofrojë MPMS-së shërbim të pandërprerë të telefonisë dhe internetit, duke i mundësuar personelit të kësaj Ministrie që lehtësisht të realizojnë komunikimin e tyre të përditshëm me shërbimet e Telekomit të Kosovës. Telekomi i Kosovës dhe MPMS-ja thellojnë bashkëpunimin

Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të telekomunikacionit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe një herë rikonfirmoi se Telekomi i Kosovës, Vala është zgjedhja më e mirë për shërbime të telefonisë mobile, fikse dhe internetit. Përmbajtja kryesore e ofertës së Telekomit në këtë marrëveshje përfshin pako shumë atraktive, internet me shpejtësi të lartë dhe mbulim gjithandej territorit të vendit tonë.

“MPMS nuk është i vetmi institucion që i është bashkuar Telekomit të Kosovës viteve të  fundit,  pasi që, numri i institucioneve shtetërore dhe bizneseve private që kanë bërë kalimin dhe kanë vazhduar bashkëpunimin është shumëfishuar, duke pasur parasysh se shërbimet e ofruara janë shumë cilësore, çmimet janë të leverdishme dhe ka një kujdes të shtuar për konsumatorët tanë”, tha z. Bedri Istrefi, U.D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Telekomi i Kosovës do t’i ofrojë MPMS-së shërbim të pandërprerë të telefonisë dhe internetit, duke i mundësuar personelit të kësaj Ministrie që lehtësisht të realizojnë komunikimin e tyre të përditshëm me shërbimet e Telekomit të Kosovës.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje lehtëson tej mase komunikimin e personelit të Ministrisë sonë gjatë realizimit të punëve dhe detyrave të tyre të përditshme, meqë Telekomi i Kosovës ofron shërbim shumë cilësor dhe të favorshëm” u shpreh z. Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm i MPMS-së.

Telekomi i Kosovës, Vala do të vazhdojë me përmbushjen e synimeve strategjike, për të plotësuar nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e internetit të shpejtë, telefonisë mobile, fikse dhe IPTV-së. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Syze të realitetit të shtuar, gjigandi Kinez i elektronikës Huawei kërkojnë të arrijë atë që Google nuk mundi dot

Lajmet e fundit>