Lajmet

Telekomi i Serbisë kërkon tërheqjen e ofertave për PTK-në

Publikuar , 29 Shtator 2010
0
Telekomi i Serbisë kërkon tërheqjen e ofertave për PTK-në

Agjencia “FoNet” raporton se Telekomi i Serbisë i ka dërguar nga një letër operatorëve të interesuar për PTK-në, ku thuhet se “ nëse kryhet çfarëdo lloj transaksioni të pasurisë së rrëmbyer të Telekomit të Serbisë në Kosovë, kompania do të marrë të gjitha masat juridike te gjykatat e selive të ofertuesve si dhe te drejtësia evropiane”.

“Do të marrim masa juridike ndaj të gjitha autoriteteve përgjegjëse, të cilat nuk e ndalojnë një posedim të këtillë ilegal të pasurisë së uzurpuar të korporatës së Telekomit të Serbisë si dhe ndaj blerësve eventual”, thuhet në letër.

Telekomi i Serbisë në vazhdim thekson se Republika e Serbisë është anëtare e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit dhe jo Kosova.

LEXO EDHE:  Modeli më i lirë i Galaxy Note 9 do të kushtojë mbi 1,000 dollarë

Lajmet e fundit>