Blog

Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Tetor 2020
0
Borxhi prej mbi 23 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë Z-Mobile, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G. Telekomit të Kosovës i bllokohen llogaritë si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile
Sot janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet. Para disa ditëve kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, kishte thënë se Telekomi i Kosovës i ka gjashtë muaj afat të paguajë borxhin afro 23 milionë euro ndaj Z-Mobilet, përndryshe do të bllokohen xhirollogaritë.

Ai kishte treguar se është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesëve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile.

Edhe pse nuk ishte i pranishëm, Balaj tha se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.

Sipas tij, është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile. Edhe pse s’ka qenë i pranishëm, Balaj thotë se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.

“Qysh i kemi informatat, Qeveria i ka ofruar deri 250 mijë euro në muaj, ndërsa përfaqësuesit e Z-Mobile kanë qenë kategorikisht kundër, kanë kërcënuar me bllokimin e xhirollogarive të Telekomit dhe kanë kërkuar që borxhi të paguhet në gjashtë këste”.

Borxhi prej mbi 23 milionë eurosh që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë Z-Mobile, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

Në korrik Telekomit i ishin bllokuar llogaritë nga përmbaruesi privat për shkak të borxhit që kjo ndërmarrje ka si pasojë e rastit të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit. Pak pas bllokimit, llogaritë ishin zhbllokuar, me Telekomin që kishte bërë të ditur se marrëveshja për pezullim ishte për afat të pacaktuar.

LEXO EDHE:  Telekomi në krizë - probleme edhe me rrjetin e telekomunikimit