Lajmet

Telenor kompania celulare më e mirë në Malin e Zi

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Prill 2019
0
I njëjti studim gjeti se Crnogorski Telekom kishte shpejtësinë më të lartë të shkarkimit në zonat urbane, mesatarisht 47.5Mbps, ndjekur nga Telenor me 43.5Mbps dhe M:tel me 22.5Mbps. Telenor kompania celulare më e mirë në Malin e Zi

Telenor ka mbulimin më të mirë me rrjet 4G në Malin e Zi sipas një studimi kryer nga Autoriteti Malazez i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (EKIP).

I njëjti studim gjeti se Crnogorski Telekom kishte shpejtësinë më të lartë të shkarkimit në zonat urbane, mesatarisht 47.5Mbps, ndjekur nga Telenor me 43.5Mbps dhe M:tel me 22.5Mbps.

Shpejtësia mesatare e ngarkimit ishte më e lartë në rrjetin Telenor prej 34Mbps, ndjekur nga Crnogorski Telekom me 32.4Mbps dhe M:tel me 9.1Mbps. Shpejtësia më e lartë e regjistruar ishte 168Mbps në shkarkim dhe 48Mbps në ngarkim ku që të dyja i përkisnin Crnogorski Telekom.

Në fund të 2018-ës numri i antenave 4G ishte 364 për Telenor, 254 për Crnogorski Telekom dhe 140 për M:tel. Investimet totale në sektorin e komunikimeve ishin 91.5 milionë euro ku 82 milionë euro ishin vetëm nga operatorët kryesorë.

Telenor kishte cilësinë më të lartë të shërbimeve zanore dhe rezultate të shkëlqyera në transmetimin e të dhënave. Telenor gjithashtu kishte numrin më të madhe të antenave 4G dhe në 95% të transmetimeve të të dhënave mes kompanisë dhe abonentit kryheshin në teknologjinë 4G zbuloi raporti i EKIP. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple: Ja arsyet pse App Store nuk është monopol

Lajmet e fundit>