Biznes

Teleperformance Numër 1 në Shqipëri

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
Teleperformance Numër 1 në Shqipëri

Vendosni  teknologjinë në skenë!

Kjo është një nga motot  që Kryetari i Bordit  dhe themeluesi i Grupit Teleperformance www.teleperformance.com, Daniel Julien, thekson zakonisht në çdo rast si bazën e përqasjes sonë ndaj menaxhimit të marrëdhënieve me klientin .

Grupi Teleperformance, themeluar në 1978 dhe i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 2008 me shoqërinë A.M.S. Shpk, është operatori i parë botëror për ofrimin e shërbimeve të marketingut ndaj kompanive dhe përbëhet nga më tepër se 100 shoqëri, të cilat operojnë në 55 shtete të botës, që nga Shtetet e Bashkuara, në Kinë e në Indi, e praktikisht deri në të gjitha vendet e Europës e ato të Amerikës Latine.

Shërbimet outsourcing   që ofrojnë Grupi dhe filialet e tij ndaj klientëve të tij mbulojnë të gjithë ciklin e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin , telemarketing, asistencë teknike, mbledhje të shumave monetare të papaguara, suport teknik, kërkim  tregu. Ky aspekt i fundit i Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin është përforcuar gjatë viteve të fundit me rritjen e rëndësisë në grupin e GN Research (Kërkimeve GN) www.gnresearch.com , njërit prej liderëve të kësaj fushe  në Europë.

Ofrimi i këtyre shërbimeve realizohet nëpërmjet telefonit, me anë të qendrave telefonike (call centers) të përparuara si nga pikëpamja teknologjike, ashtu edhe nga ajo e burimeve njerëzore. Faktikisht, çdo pikë  e çdo iniciativë e cilësdo shoqërie të Grupit duhet të operojë në përputhje me mjedisin lokal, duke respektuar standartet cilësore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, aktivitet për të cilin ekziston një strukturë specifike me qendër në Majami dhe në Paris.

Në pamje të pare mund të mos jetë urgjente, por në një qendër telefonike kapaciteti teknologjik është i lartë dhe është një ndër aspektet në të cilin krijohet një avantazh  kompetitiv ndaj konkurentëve. Mund të thuhet me përafërsi të konsiderueshme se është teknologjia ajo që bën diferencën ndërmjet liderit të fushës dhe “të sapoardhurve”, ndërmjet profesionistëve dhe amatorëve .

LEXO EDHE:  Bitcoin kapërcen kufirin e 10,000 dollarëve

Sistemet informatike, Teknologjia Informatie, që variojnë nga ato që janë shërbime “të zakonshme” kompanish (email, rrjete LAN, asistencë teknike) në një shkallë shumë të lartë, duke patur parasysh numrin e të punësuarve që varen prej saj, në telefoninë VoIP, në projektimin dhe ushtrimin e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit (hapësira të integruara me sistemet homologe të Klientëve), në menaxhimin e sigurisë informatike, e deri në parashikimin statistik-matematik të volumit të thirrjeve hyrëse.

Paisjet mekanike (hardueri) dhe programet kompjuterike (softueri) të nevojshme për të realizuar në shkallë industriale të gjitha këto, janë të konsiderueshme dhe është pikërisht për shkak të tyre që Presidenti i Bordit tonë, Daniel Julien, do që t’i vendosë në skenë.
 
A.M.S. Sh.p.K. ofron shërbime call center në gjuhën italiane për klientë italianë të cilësisë së lartë  dhe është e pranishme në Tiranë dhe në Durrës, ku, falë një grupi të përbërë prej inxhinierësh të rinj e të aftë, brenda një kohe të shkurtër ka venë në funksion dy qendra të dhënash (data-centers) të nivelit avangard, në shërbim të një totali prej më shumë se 700 stacionesh pune. Dhe, ja dhe një moto tjetër, dëshira për t’u rritur është akoma e madhe.

 

Lajmet e fundit>