Blog

Teleskopi revolucionar i NASA goditet nga mikrometeorë pak muaj nga lëshimi në hapësirë

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Qershor 2022
Ekipet e fluturimit të teleskopëve në hapësirë mund të ndryshojnë këndin e James Webb për ta mbrojtur nga retë meteorike. Por incidenti i fundit ka qenë i pashmangshëm sipas NASA. Teleskopi revolucionar i NASA goditet nga mikrometeorë pak muaj nga lëshimi në hapësirë

Astronautët kanë shpresa të mëdha tek teleskopi i ri hapësinor i NASA, James Webb. Duhet të ishte teleskopi i cili do të hidhte dritë mbi yje dhe galaksi dhe potencialisht planetë ku mund të zhvillohet jeta.

Por diçka e papritur ndodhi me teleskopin i cili mes datave 23-25 Mars u godit nga një mikro-meteor në një prej segmenteve kryesore të pasqyrës.

Edhe pse ndodhi ishte e një rëndësie të madhe, NASA thotë se nuk është ndikuar performanca e teleskopit. Në një lajmërim të vetë agjencisë thuhet se James Webb performon në nivele të tejkalojnë pritshmëritë e misionit.

Ekipet e fluturimit të teleskopëve në hapësirë mund të ndryshojnë këndin e James Webb për ta mbrojtur nga retë meteorike. Por incidenti i fundit ka qenë i pashmangshëm sipas NASA.

James Webb është ndërtuar për të zëvendësuar Hubble për 10-20 vitet e ardhshme ndërsa NASA, Agjencia Hapësinore Evropiane dhe ajo Kanadeze do të bëjnë çdo për ta mbrojtur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas 30 vitesh EA vendos të braktisë video lojërat me brendin e FIFA

Tags >

NASA