Harduer

Televizorët inteligjentë të Samsung në 2019-ën do të aksesojnë kompjuterin tuaj nga distanca

Publikuar , 28 Dhjetor 2018
0
Dëshironi të luani një lojë në ekran më të madh sesa telefoni juaj? Ky opsion e bën të mundur. Televizorët inteligjentë të Samsung në 2019-ën do të aksesojnë kompjuterin tuaj nga distanca

Modelet e televizorëve inteligjentë të 2019-ës do të vinë me opsionin për tu lidhur me kompjuterin, laptopin dhe smartfonin.

Përmes “Remote Access” këta televizorë do të lidhen në distancë përmes një rrjeti IP apo përmes Wi-Fi.

Përdoruesit thjeshtë duhet të lidhin një maus dhe një tastierë me televizorin inteligjentë për të aksesuar kompjuterin në dhomën e gjumit nga dhoma e ndjenjës.

Dëshironi të luani një lojë në ekran më të madh sesa telefoni juaj? Ky opsion e bën të mundur.

Megjithatë jo çdo aplikacion dhe program do të jetë i përshtatur për këtë funksion dhe jo çdo gjë do të hapet siç dëshironi.

Lajmi i mirë është se mund ta përdorni “Remote Access” në çdo vend të botës dhe jo vetëm në disa tregje. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple duhet të kopjojë me patjetër këtë "marifet" të Galaxy S10

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>