Harduer

Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

Dec 21 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa në 2018-ën kompania solli TV e parë QLED me asistentin virtual Bixby, 2019-ta thuhet se do të sjellë edhe asistentin e Google. Televizorët Samsung do të vinë me Bixby dhe Google Assistant në 2019-ën

CES 2019 është pranë dhe të gjithë po përgatiten për të mësuar rreth produkteve elektrike që do të debutojnë gjatë vitit.

Në mesin e tyre janë edhe televizorët e sipas Variety, Samsung ka planifikuar disa modele të cilët do të përmirësohen në disa drejtime si pajisja me inteligjencën artificiale apo audio më cilësore.

Ndërsa në 2018-ën kompania solli TV e parë QLED me asistentin virtual Bixby, 2019-ta thuhet se do të sjellë edhe asistentin e Google.

Edhe prodhues të tjerë kanë zgjedhur të mirëpresin asistentët virtual nga Google apo Amazon.

Një tjetër përmirësim madhor i TV Samsung vitin e ardhshëm do të jetë audioja hapësinore apo volumi inteligjent.

Teknologji të ngjashëm janë aplikuar edhe në Google Home Max apo Apple HomePod. Më shumë do të mësojmë në ditët e para të Janarit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rripi i parë i fitnesit për fëmijë nga Fitbit tashmë është në dispozicion për blerje

Lajmet e fundit>