Harduer

Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Prill 2019
0
Natyrisht Sony ka opsione shumë më të lira si modelet 4K Master Series A9G OLED me çmim prej 3,500 dollarësh për modelin 55-inç dhe 8,000 dollarë për edicionin 77-inç. Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Sony po i afrohet debutimit të linjës së televizorëve për 2019-ën dhe duhet të përgatiteni për më të keqen nëse keni në plan të blini një të tillë.

Kompania foli ditën e Hënë për çmimet dhe disponueshmërinë e seteve dhe modeli 8K Master Series Z9G do të fillojë nga 13,000 dollarë për modelin 85-inç kur të mbërrijë në Qershor dhe 70,000 dollarë për modelin 98-inç.

Ndërsa është më i përballueshëm se modeli 100,000 dollarësh Samsung Q900, ende Z9G mbetet virtualisht i paarritshëm vetëm për të pasurit. Dhe mos harroni përmbajtjet 8K thuajse nuk ekzistojnë dhe janë shumë rralla.

Natyrisht Sony ka opsione shumë më të lira si modelet 4K Master Series A9G OLED me çmim prej 3,500 dollarësh për modelin 55-inç dhe 8,000 dollarë për edicionin 77-inç.

Edhe kjo e shtrenjtë është por televizori vjen me procesorin Picture X1 Ultimate dhe teknologji si Netflix Calibrated Mode, IMAX Enganced dhe AirPlay 2 e HomeKit. Linja A9G del në shitje mes Majit dhe Qershorit.

Ka edhe më lirë. Është modeli A8G OLED me procesor 4K HDR X1 Ectreme dhe kushton 2,500 dollarë për setin 55-inç dhe 3,500 dollarë për setin 65-inç. Të dy shiten në Maj.

Dhe nëse jeni të kënaqur me një ekran LCD atëherë ekziston X950G me procesor X1 Ultimate dhe shitet për 1,400 dollarë për modelin 55-inç deri në 5,000 dollarë për modelin 85-inç.

Së fundit nëse kërkoni më baziken atëherë X800G ofron 4K HDR për 650 dollarë për setin 43-inç dhe 2,000 dollarë për setin 75-inç. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ligji i ri i Bashkimit Evropian që mund të gjobisë Facebook, Twitter dhe YouTube

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>