Harduer

Televizori i parë 8K i Samsung në shitje në Shtator

Publikuar , 30 Gusht 2018
0
Kompania pretendon se Q900R përdor inteligjencën artificiale dhe një procesor të dedikuar për të sjellur imazhet në një nivel të përafërt me 8K-në. Televizori i parë 8K i Samsung në shitje në Shtator

Samsung prezantoi televizorin e parë komercial 8K, modelin Q900R, në IFA në Berlin.

Panelin QLED do të jetë i disponueshëm në madhësitë 65-inç, 75-inç, 82-inç dhe 85-inç dhe ka një fuqi shkëlqimi prej 4,000 nits.

Gjithashtu vjen me formatin e ri HDR10+.

Duke qenë se thuajse nuk ka fare përmbajtje 8K që mund të luhen në këtë televizor, Samsung do të përdorë një teknologji që duhet të kompensojë humbjet cilësisë në këtë panel.

Kompania pretendon se Q900R përdor inteligjencën artificiale dhe një procesor të dedikuar për të sjellur imazhet në një nivel të përafërt me 8K-në.

Q900R del në shitje në fund të Shtatorit dhe Samsung ende nuk ka dhënë një çmim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modelet LTE të Galaxy Watch kushtojnë 50 dollarë më shumë sesa ato me Bluetooth dhe Wi-Fi

Lajmet e fundit>