Siguri

Teorikisht, Apple ka më shumë lëshime

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
Teorikisht, Apple ka më shumë lëshime

Megjithatë, kërcënimet me të cilat përballen përdoruesit e Apple nuk janë aq të rrëzikshme apo shkaktuese të dëmeve, sikurse që janë ato tek platformat PC. Dhe kur kompanitë derivohen mes PC dhe Mac, përdoruesit e PC ende kanë rreth 90% të të gjitha lëshimeve.

Por në raportin më të fundit të Secunia-së, tregohet se numri i lëshimeve teknike në produkte të Apple është në rritje, pasi që tani sipas tyre më nuk renditen në vendin e parë si dikur, Oracle, por lider është Apple.

Lista e plotë e kompanive me shumicën e lëshimeve teknike e shpalosur nga Secuina është në këtë formë.

  1. Apple
  2. Oracle
  3. Microsoft
  4. HP
  5. Adobe
  6. IBM
  7. VMware
  8. Cisco
  9. Google
  10. Mozilla

Këto kompani kanë pasur rreth 38% të të gjitha lëshimeve të gjetura në vitin 2009. Dhe numrat e tyre nuk kanë pësuar rënie.

“Pavarësisht rritjes së investimeve në sigurinë e produkteve të tyre, asnjë prej shtatë prodhuesve që ka kapur top dhjetëshen në vitin 2005 si dhe në vitin 2010, nuk ka arritu të zbres numrat e lëshimeve të gjetura në produktet e tyre. Për dallim prej kësaj, lëshimet tek secili prej këtyre prodhuesve është rritur dhe në mes vitit 2009 dhe 2005, ka pasur një ngritje prej 136 mes 440 për qind” thekson raporti.

Secunia gjithashtu ka theksuar se lëshimet në produktet e Apple kanë natyrë teorike kurse ato të Microsoft kanë nivelin më të lartë të demonstrimit. Këtu Secuina siç duket ka dashur të theksojë se sa herë që kyçeni online, rreziku rritet vazhdimisht.

LEXO EDHE:  Google Play Store përsëri lejon penetrimin e maluerëve kriptografike

Lajmet e fundit>