Biznes

Tesla arrin rekordin 500 mijë makinave të shitura në 2020

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Janar 2021
Tesla ka bërë më shumë plane për të rritur prodhimin dhe hapjen e fabrikave në Berlin të Gjermanisë dhe Austin të Shteteve të Bashkuara. Tesla arrin rekordin 500 mijë makinave të shitura në 2020

Tesla arriti objektivin e gjysmë milionë makina të prodhuara në 2020-ën. Niveli i prodhimit u rrit me 33% krahasuar me 2019-ën, në shifër impresionuese nëse mendojë se 2020-ta ishte viti i pandemisë që mbylli miliona biznese në mbarë botën përfshirë Tesla për 2 muaj me radhë.

Recensioni global reduktoi prodhimin por edhe shitjet e makinave. Në tre mujorin e parë kompania prodhoi 178,757 makina, 715 më shumë se një vit më parë dhe dërgoi 180,570 ose 61% më shumë.

CEO i Tesla Elon Musk kishte parashikuar se kompania do të arrinte objektivin e 500 mijë makinave këtë vit. Tesla ka bërë më shumë plane për të rritur prodhimin dhe hapjen e fabrikave në Berlin të Gjermanisë dhe Austin të Shteteve të Bashkuara.

2019 dhe 2020 ishin vite fitimprurëse për kompaninë aksionet e të cilës u rritën me 743%. Po ta krahasojmë me marka e mëdha, Volkswagen shiti 11 milionë makina në mbarë botën në 2019-ën ndërsa prodhuesi më i madh Amerikan shiti 7.7 milionë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një smartfon Android grumbullon 20 herë më shumë informacione rreth përdoruesve se iPhone

Tags >

Tesla