Biznes

Tesla do të hedhë në qarkullim taksi robotë vitin e ardhshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Prill 2019
0
“Do të ishte çmenduri nëse blini një makinë tjetër përveç Tesla. Pas tre vitesh do të ishte sikur të blinit një kalë,” tha Elon Musk. Tesla do të hedhë në qarkullim taksi robotë vitin e ardhshëm

CEO i Tesla Elon Musk në një aktivitet investitorësh ditën e Hënë zbuloi se parashikon që kompania e tij të operojë taksitë e para robotë vitin e ardhshëm.

Makinat me sistem të plot vetëdrejtimi do të konkurrojnë me shërbime si Uber dhe Lyft. Musk tha se taksitë robotë janë një mënyrë sesi pronarët e Tesla do të bëjnë para kur nuk janë duke përdorur makinat.

Sipas programit të Tesla, një pronar mund të japë me qira një makinë Tesla, ku kompani merr një pjesë të të ardhurave dhe pjesa tjetër shkon për pronarët e makinave.

“Do të ishte çmenduri nëse blini një makinë tjetër përveç Tesla. Pas tre vitesh do të ishte sikur të blinit një kalë,” tha Elon Musk.

Tesla parashikon që robotët taksi mund të jetojnë për 11 vite dhe të realizojnë 1.6 milion kilometra dhe gjenerojnë 30,000 dollarë fitim për makinë çdo vit.

Është një tjetër parashikim agresiv i Musk për teknologjinë e Tesla. Kompania e tij ka humbur shumë objektiva që i ka vendosur vetes në të kaluarën për krijimin e një makine plotësisht autonome.

Musk u shpreh se do të binte rregullatorët se Teslat e tij janë më të sigurta se një shofer njeri. Gjithashtu pranoi problemet me arritjen e objektivave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dhjetëra përdorues të Twitter bien pre e një skeme mashtrimi që përdorte emrin e bosit të Teslas

Lajmet e fundit>