Biznes

Tesla do të mbulojë 100% të Evropës me stacione karikimi për makinat elektrike

Dec 27 2018
0 Shpërndarje
Prodhuesi i njohur i makinave elektrike po përgatitet për lançimin e Model 3 në Evropë. Tesla do të mbulojë 100% të Evropës me stacione karikimi për makinat elektrike

Elon Musk zbuloi në rrjetin social Twitter se Tesla ka planifikuar të shtrijë rrjetin e karikuesve për makinat elektrike për të mbuluar 100% Evropën vitin e ardhshëm.

“Nga Irlanda në Ukrainë, nga Nervgjia në Turqi” tha Musk në Twitter.

Prodhuesi i njohur i makinave elektrike po përgatitet për lançimin e Model 3 në Evropë.

Këto stacione karikimi do të pajisjen me teknologjinë CCS të karikimit të shpejtë së bashku me modelet Evropian që do të kenë porta CCS.

Tesla gjithashtu ka në plan të hapë infrastrukturën e karikimit edhe për prodhues të tjerë por ende nuk ka diçka konkrete. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft prezantoi një kontroller Xbox për personat me aftësi të kufizuara

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>