Biznes

Tesla do të ndërtojë një autostradë elektrike në Greqi

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 11 Shkurt 2020
0
Por projekti i Tesla fillon nga Portugalia nëpër Spanjë në Francën Jugore, Italinë e më pas në Greqi dhe përmbyllur në Stamboll. Tesla do të ndërtojë një autostradë elektrike në Greqi

Ekzekutivët e Tesla janë duke diskutuar me autoritetet Greke për ndërtimin e një megaprojekti karikuesish elektrike që do të fillojë nga Portugalia dhe të përfundojë në Turqi.

Ekzekutivët e Musk kanë vizituar Athinën dhe zyrtarë të lartë të qeverisë Greke raportoi gazeta vendase Ethnos.

Sot një makinë Tesla mund të udhëtojë nga Napoli në Itali deri në Oslo të Norvegjisë pa u shkëputur për asnjë moment nga karikuesit elektrikë.

Por projekti i Tesla fillon nga Portugalia nëpër Spanjë në Francën Jugore, Italinë e më pas në Greqi dhe përmbyllur në Stamboll.

Kjo rrugë do të jetë afro 4,800 km e gjatë dhe të përmbajë 1,500 karikues elektrikë me 250 pika karikimi. Investimi i plotë do të jetë afro 70 milionë euro. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një kompani në Bosnje ndërton një kopje të Tesla Cybertruck

Tags >

Tesla