Biznes

Tesla ka fituar 1 miliardë dollarë nga investimi në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Shkurt 2021
Analisti Daniel Ives nuk shpjegoi sesi ka arritur në këtë përfundim. Por vlera e bitcoin sipas CoinDesk ka shkuar nga 34 mijë dollarë më 31 Janar në 57 mijë më 20 Shkurt kur ai publikoi analizën e tij. Tesla ka fituar 1 miliardë dollarë nga investimi në Bitcoin

Tesla ka fituar 1 miliardë dollarë vetëm nga investimi në bitcoin tha një analist. Kompania është në trajektore për të bërë akoma më shumë para nga investimi në bitcoin sesa shitja e makinave elektrike gjatë 2020-ës.

Blerja u bë në Janar por që u zbulua vetëm në muajin Shkurt ndërsa kompania mban të fshehtë se me çfarë çmimi bleu bitcoinin atë kohë.

Këtë vit kriptomonedha më e madhe në botë ka qenë në rritje të frikshme. Vlera totale e të gjithë bitcoinëve në qarkullim për herë të parë kapërceu 1 trilionë dollarë.

Analisti Daniel Ives nuk shpjegoi sesi ka arritur në këtë përfundim. Por vlera e bitcoin sipas CoinDesk ka shkuar nga 34 mijë dollarë më 31 Janar në 57 mijë më 20 Shkurt kur ai publikoi analizën e tij.

Kjo përbën një rritje me 65% dhe një investimi prej 1.5 miliardë dollarë do të sillte fitim prej 975 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Policia paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese