Lajmet

Tesla kritikohet për vendosjen e lojërave në makina elektrike

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Dhjetor 2021
Fillimisht funksionaliteti ishte i disponueshëm vetëm për makinat që nuk ishin në lëvizje por ndryshoi nga Dhjetori 2020. Tesla kritikohet për vendosjen e lojërave në makina elektrike

Tesla ka vendosur të bëjë ndryshime në disa funksionalitete të cilat lejonin drejtuesit e makinave të luanin lojëra në ekranet me prekje ndërsa makina ishte në lëvizje.

Vendimi i kompanisë vjen pas një hetimi të autoriteteve Amerikane të transportit. Përmes një përditësimi Tesla do të çaktivizojë funksionalitetin gjatë udhëtimit.

Kompania e Elon Musk u kritikua për funksionalitetin që konsiderohet i rrezikshëm. Fillimisht funksionaliteti ishte i disponueshëm vetëm për makinat që nuk ishin në lëvizje por ndryshoi nga Dhjetori 2020.

Megjithatë nuk ishte dizajnuar për drejtuesit e makinave por për pasagjerët në rastet kur makina ishte në lëvizje. Por nuk e ndalonte një drejtues makine të luante vetë lojërat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook rrezikon një gjobë 3 miliardë dollarë për krijimin e një "grafiku social"

Tags >

Tesla