Blog

Tesla Model 3 bëhet makina elektrike më e shitur në Evropë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Prill 2019
0
Suksesi afatgjatë i modelit mbetet për tu konfirmuar. Sipas Jato çdo gjë varet nëse konkurrentët Evropianë sjellin veturat e tyre elektrike në treg. Tesla Model 3 bëhet makina elektrike më e shitur në Evropë

Pasi mbërriti në tregjet Evropiane në fund të Janarit, Tesla Model 3 është bërë makina elektrike me shitjet më të larta në Evropë gjatë muajit Shkurt.

Sipas sajtit të makinave Jato, shitjet e Model 3 kaluan ato të makinave elektrike të preferuara mes Evropianëve si Renault Zoe dhe Nissan Leaf pavarësisht çmimit më të lartë.

Tesla Model 3 ishte vetura premium më e shitur në Shkurt jo vetëm në mesin e makinave elektrike por edhe aty me motor me djegie të brendshme duke kaluar Mercedes-Benz C-Class dhe Audi A4 dhe zënë 31% të tregut deri më sot.

Suksesi afatgjatë i modelit mbetet për tu konfirmuar. Sipas Jato çdo gjë varet nëse konkurrentët Evropianë sjellin veturat e tyre elektrike në treg.

Aktualisht vetëm Model 3 është përballë vetëm me disa prej SUV Evropianë më të suksesshëm si Jaguar I-Pace dhe Audi E-Tron. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefonët Huawei përmbyten nga reklamat

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>