Biznes

Tesla mund të pranojë përsëri pagesat në Bitcoin

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Korrik 2021
Kësisoj përdorimi i bitcoin për të blerë Tesla dëmtonte imazhin e Musk si një ambientalist dhe një ekzekutiv që kujdeset për ambientin. Tesla mund të pranojë përsëri pagesat në Bitcoin

Tesla me shumë gjasa do të pranojë përsëri pagesat përmes bitcoin sapo të ketë hulumtuar rreth sasisë së energjisë së rinovueshme që bitcoin konsumon për tu gërmuar tha CEO dhe themeluesi i kompanisë Elon Musk.

Në muajin Maj çmimi i bitcoin ra me shpejtësi pasi Musk tha se Tesla nuk do të pranonte më bitcoin si formë pagese duke qenë se gërmimi i saj përdorte elektricitet i prodhuar nga hidrokarburet.

Kësisoj përdorimi i bitcoin për të blerë Tesla dëmtonte imazhin e Musk si një ambientalist dhe një ekzekutiv që kujdeset për ambientin.

Madje kishte edhe investitorë të Tesla që kritikonin mënyrën sesi bitcoin gjenerohej. Shumica e gërmuesve po shkojnë drejt energjisë së rinovueshme për të eliminuar impaktin mjedisor që ka gërmi i bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriptomonedha dhe teknologjia blockchain në vëmendjen e konferencës Blockchain Tirana 2021