Biznes

Tesla njoftoi se ka shitur 75% të Bitcoin që kishte në pronësi

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Korrik 2022
Tesla tha se vlera e aseteve të ngelura është 218 milionë dollarë. Tesla njoftoi se ka shitur 75% të Bitcoin që kishte në pronësi

Elon Musk nuk dëshiron që kompania e tij Tesla të mbajë bitcoin sidomos gjatë këtij dimri që industria po kalon.

Gjatë raportimeve financiare të tre mujorit të dytë të vitit, kompania e makinave elektrike zbuloi se kishte shitur 75% të bitcoinëve për 963 milionë dollarë.

Tesla tha se vlera e aseteve të ngelura është 218 milionë dollarë. Në Shkurt të vitit të kaluar kompania njoftoi blerjen e 1.5 miliardë dollarëve në bitcoin dhe madje premtoi të pranonte monedhën si formë pagese për makinat e saj.

Lajmi bëri që çmimet e shumë kriptomonedhave të arrinin majat. Pak javë më vonë dhe Musk tha se kishte braktisur planet për të pranuar bitcoin si formë pagese.

Shitja e aseteve të Tesla në kriptomonedha vjen në një kohë kur ka një rënie të ndjeshme të vlerës së tyre përfshirë Bitcoin dhe Dogecoin që Musk personalisht i ka mbështetur në median sociale.

Në raportin financiar kompania zbuloi një fitim prej 2.26 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për një të ardhme të bukur në kërkim të një fëmijërie të lumtur