Biznes

Tesla përsëri zbret çmimin e makinës elektrike Model 3

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Ai tha në rrjetin social Twitter se Tesla po bënte çfarë të ishte e mundur për të ulur çmimin bazë të Model 3 në 35,000 dollarë. Tesla përsëri zbret çmimin e makinës elektrike Model 3

Tesla tha ditën e Mërkure se do të zbriste çmimet e sedanit Model 3 për herën e dytë brenda vitit.

Kompania ka rritur prodhimin e Model 3 për ta bërë të disponueshme për masat. Në të njëjtën kohë për të rritur fitimin, Tesla ka ulur kostot e prodhimit.

Në Janar çmimi i një Model 3 u reduktua me 2,000 dollarë ndërsa sot me 1,100 dollarë të tjera.

Kjo e lë çmimin bazë të Model 3 në 42,900 dollarë, më tepër sesa Elon Musk kishte premtuar në fillim.

Ai tha në rrjetin social Twitter se Tesla po bënte çfarë të ishte e mundur për të ulur çmimin bazë të Model 3 në 35,000 dollarë.

Muajt e fundit miliarderi i Tesla ka bërë lëvizje të ndryshme për të ulur kostot si shkurtimi i vendeve të punës apo mbyllja e programit referues të konsumatorëve.

Ky i fundit u jepte 6 muaj ngarkim falas blerësve të rinj dhe dhurata për ata ekzistues.

Në tre mujorin e fundit kompania prodhoi më pak sesa kishte parashikuar Model 3. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Tesla do të mbulojë 100% të Evropës me stacione karikimi për makinat elektrike

Lajmet e fundit>