Harduer

Tesla prezantoi një version të ri të Model 3

Publikuar , 19 Tetor 2018
0
Edhe pse Tesla ka premtuar që modeli bazë do të kushtojë 35,000 dollarë, deri tani ka prodhuar vetëm versione mbi 49,000 dollarë. Tesla prezantoi një version të ri të Model 3

Ditën e Enjte Tesla prezantoi një version të ri të Model 3 i cili do të kushtojë 45,000 dollarë.

Sipas uebsajtit ku është publikuar njoftimi, makina përshkon 418 kilometër me një karikim të vetëm, 80 kilometër më pak sesa modeli më i shtrenjtë.

Edhe pse Tesla ka premtuar që modeli bazë do të kushtojë 35,000 dollarë, deri tani ka prodhuar vetëm versione mbi 49,000 dollarë.

Tesla tha se modeli bazë i Model 3 nuk do të prodhohet këtë vit.

Që nga lançimi Tesla ka marrë 400,000 rezervime për Model 3 ndërsa mbetet e paqartë sesa prej tyre janë dërguar tek blerësit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk pi marijuanë në një shfaqje live

Lajmet e fundit>