Biznes

Tesla pushtohet nga optimizmit pas fitimit të papritur

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Tetor 2019
0
Aksionet e Tesla arritën në nivelin më të lartë që prej muajit Shkurt pasi u tha investitorëve se prodhimi në fabrikat Kineze ishte përpara planit. Tesla pushtohet nga optimizmit pas fitimit të papritur

Aksionet e Tesla arritën në nivelin më të lartë që prej muajit Shkurt pasi u tha investitorëve se prodhimi në fabrikat Kineze ishte përpara planit.

Firma gjithashtu raportoi një fitim të papritur prej 143 milionë dollarësh për tre mujorin e mbyllur më 30 Shtator. Menjëherë pas këtij lajmi aksionet u rritën me 17% në 300 dollarë secili.

Tesla vitet e fundit ka hasur vështirësi me financat duke raportuar humbje dhe shtuar dyshimet e investitorëve. Vitin e kaluar firma ndërmori masa të ashpra duke reduktuar shpenzimet dhe shkurtuar mijëra vende pune.

Tesla

Në tre mujorin e fundit shpenzimet operative ranë me 15% në 930 milionë dollarë. Kompania ka besimin se mund të arrijë objektivat e prodhimit të 360,000 makinave këtë vit.

Tesla shpreson se tregu më i madh në botë i makinave, Kina, do ta ndihmojë të arrijë këto synime edhe pse shitjet janë dëmtuar nga lufta tregtare SHBA-Kinë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Qyteti i dytë në SHBA që paguan mijëra dollarë hakerave pas sulmit me ransomware

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>