Biznes

Tesla rekord prodhimi të makinave elektrike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Korrik 2019
0
Shifrat rekord janë shumë lart 63,000 makinave të prodhuara në tremujorin e parë. Tremujori i dytë jep shifra më pozitive. Tesla rekord prodhimi të makinave elektrike

Tesla ka dërguar 95,200 makina elektrike në tremujorin e dytë, një ndryshim dramatik krahasuar me periudhën e parë të vitit që ishte zhgënjyes.

Analistët kishin parashikuar që Tesla të dërgonte jo më shumë se 91,000 makina në tremujorin e dytë.

Shifrat rekord janë shumë lart 63,000 makinave të prodhuara në tremujorin e parë. Tremujori i dytë jep shifra më pozitive.

Tesla gjithashtu raportoi prodhimin e 87,048 makinave gjatë këtij tremujori krahasuar me 77,100 në tre mujorin e kaluar. Madje thyen edhe rekordin e mëparshëm, të tremujorit të fundit të 2018-ës.

Kompania thotë se ka bërë progres të madh në përmirësimin e logjistikës globale dhe operacioneve të dërgesave në volume më të mëdha.

Tesla ka përmirësuar efikasitetin në kosto. Kompania premtoi që ky rekord nuk do të jetë i papërsëritshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fiona Meqa: Intervistë me Yllin në Ngritje të edicionit të 7-të të ICT Awards

Tags >

Tesla
Lajmet e fundit>