Biznes

Tesla tërheq 321 mijë makina Model 3 dhe Y nga qarkullimi

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Nëntor 2022
Pak ditë më parë Tesla kërkoi rikthimin e 30 mijë makinave të tjera për shkak të një problemi me airbagun e pasagjerit të parë në Model X i cili hap në disa situata. Tesla tërheq 321 mijë makina Model 3 dhe Y nga qarkullimi

Tesla ka vendosur të tërheqë 321 mijë makina nga qarkullimi për shkak të një problemi me softuerin ku dritat e pasme të makinës nuk funksionojnë siç duhet.

Prodhuesi i makinave njoftoi ditën e Shtune se rikthimi do të mbulojë makina e 2023 të Model 3 dhe makinat e 2020-2023 të Model Y prodhuar në SHBA.

Tesla tha se do të lëshonte një përditësim softueri për të adresuar problemin. Prodhuesi i makinave elektrike u vu në dijeni të tij në fund të Tetor.

Pak ditë më parë Tesla kërkoi rikthimin e 30 mijë makinave të tjera për shkak të një problemi me airbagun e pasagjerit të parë në Model X i cili hap në disa situata.

Nuk është hera e parë që Tesla tërheq makinat, dhe në të vërtetë vetëm në SHBA janë bërë 19 të tilla. Në fillim të muajit mbi 40 mijë Model S dhe Model X u thirrën pas një problemi me timonin.

Tërheqja më e madhe ka qenë ajo e problemeve me dritaret ku më shumë se 1 milionë makina ishin prekur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përse shërben lidhja satelitore në modelet iPhone 14

Tags >

Tesla