Harduer

Testi i ekranit me prekje rendit iPad, SHIELD dhe Suface si tabletët me reagim më të shpejtë

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Testi i ekranit me prekje rendit iPad, SHIELD dhe Suface si tabletët me reagim më të shpejtë

Menjëherë pas kryerjes së testimeve në lidhje me shpejtësinë e reagimit të ekranit me prekje të smartfonëve, kompania Agawi ka vendosur të kryejë të njëjtin testim edhe për ekranet e tabletëve.

Sipas rezultateve, koha më e shkurtër e përgjigjes (75 milisekonda) u regjistrua nga iPad mini. Në vend të dytë u rendit iPad 4 me një vonesë kohore prej 81 ms. Produktet e Apple u pasuan nga Nvidia SHIELD me një kohë reagimi prej 92 ms, megjithatë kjo pajisje nuk klasifikohet si një tablet i mirëfilltë.

Microsoft RT u vlerësua me një kohë reagimi të ekranit prej 95 ms, ndërsa Amazon Kindle Fire HD shënoi një kohë përgjigjeje prej 114 ms.

Pajisjet që shënuan kohën më të gjatë të reagimit të ekranit pas prekjes ishin Nexus 7 dhe Galaxy tab 3 8.0 me vonesa përkatësisht 121 ms dhe 123 ms.

Këto rezultate tregojnë se për konsumatorët që preferojnë lojërat apo aplikacionet interaktive muzikore iPad-i është zgjedhja më e mirë, ndërsa për ata persona që e duan tabletin vetëm për të lexuar apo për të naviguar në ueb nuk ka rëndësi se çfarë pajisjeje përdorin pasi nuk do e venë re diferencën.

Kompania Agawi ka krijuar një pajisje të posaçme që shërben për kryerjen e këtyre e matjeve specifike.

Rohan Relan, shefi ekzekutiv i kompanisë, shpreson që këto raportime të vazhdueshme të ndikojnë te kompanitë prodhuese duke bërë që të fokusohen më tepër në përmirësimin e vonesave kohore. (PCWorld Albanian)

TouchMarks2-786x305

LEXO EDHE:  Galaxy S10E është përgjigja e Samsung ndaj iPhone XR

Lajmet e fundit>