Analiza

Testi me sy mbyllur: Britanikët preferojnë Bing-un në vend të Google në 53% të rasteve

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Testi me sy mbyllur: Britanikët preferojnë Bing-un në vend të Google në 53% të rasteve

Microsoft_LogoMicrosoft-i ka prezantuar para përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar një sfidë që mban emrin “BingItOn”.

Qëllimi është promovimi i motorit të kërkimit duke krahasuar drejtpërdrejt rezultatet e kërkimeve me rivalin e tij më madh, Google. BingItOn nuk është diçka e re, pasi Microsoft-i u ka kërkuar përdoruesve në SHBA ta testojnë motorin e kërkimit që prej tetorit të vitit të kaluar.

Gjithsesi, kompania shprehet se hulumtimi i vet tregon që britanikët ecin më tepër sipas zakoneve dhe se pjesa më e madhe prej nesh (85%) kemi te paktën një zakon, por nga ata që janë pyetur, 79% nuk e dinë se e kanë një të tillë. Për ta sqaruar më shumë, ideja konsiston në faktin se ia vlen më tepër të bindësh njerëz të cilët nuk kanë ndonjë preferencë për motorin e kërkimit, sesa të përpiqesh t’u ndryshosh mendjen atyre që përdorin tashmë Google-in.

BingItOn

Microsoft-i ka realizuar disa teste “me sy mbyllur” dhe prej tyre rezultoi se britanikët preferuan Bing-un në 53% të rasteve, ndërsa Google u zgjodh në 34% të rasteve. 13% ishin të pavendosur. Këto të dhëna tregojnë se, nëse përdoruesit nuk do të kishin një preferencë paraprake për motorin e kërkimit, shumica prej tyre do të zgjidhnin Bing.

Interesat është fakti se rezultatet ndryshojnë disi nëse vërehet shuma totale e numrit të herëve që u zgjodh Bing si preferencë në çdo hap të kësaj sfide. Bing mbajti një përqindje prej 39, Google 32% dhe pjesa tjetër prej 29% ishte e pavendosur.

Testimi i bë për deri në 10 kërkime ndërsa BingItOn UK deri në 5 kërkime. Ndërkohë që Microsoft-i po përpiqet ta mbajë si shembull rezultatin e BingItOn UK, kohët e fundit është kritikuar për metodologjinë e përdorur në këto lloj testimesh. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Lajmet e fundit>