Lajmet

Testimet tregojnë se “Dark Mode” bën diferencën në baterinë e iPhone me ekrane OLED

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Tetor 2019
0
Duhet të keni parasysh se këto nuk janë testime zyrtare. Gjithashtu telefonët ishin në shkëlqim 200nits dhe mund të merrni rezultate të ndryshme sipas niveleve të ndriçimit të ekranit. Testimet tregojnë se “Dark Mode” bën diferencën në baterinë e iPhone me ekrane OLED

Dark Mode është një prej funksioneve kyçe të iOS 13 por a mund të rrisë me të vërtetë jetëgjatësinë e baterisë? Nëse është një model OLED, përgjigja është një “PO” e fortë sipas testimeve të PhoneBuff.

Ekipi i PhoneBuff përdori pajisje robotike për të realizuar testimet në dy modele iPhone XS, një me dark mode të aktivizuar dhe një jo.

Pjesë e testimeve ishin shikimi i videove në YouTube, përdorimi i Twitter, navigimi në Google Maps dhe bisedimi në aplikacionin Messenger.

Në fund të testimit modeli iPhone XS pa dark mode të aktivizuar kishte “vdekur” ndërsa modeli tjetër me dark mode kishte ende 30% bateri.

Ky rezultat duhet të jetë i mjaftueshëm për tu bërë të përdorni dark mode sidomos nëse përdorni telefonin intensivisht.

Duhet të keni parasysh se këto nuk janë testime zyrtare. Gjithashtu telefonët ishin në shkëlqim 200nits dhe mund të merrni rezultate të ndryshme sipas niveleve të ndriçimit të ekranit.

Gjithashtu testimi përfshinte aplikacione me funksionin dark mode. Ky i fundit jep impakt shumë më të lartë në modelet OLED sesa LCD duke qenë se pikselët OLED fiken individualisht kur pamjen është e zezë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  500 milionë dollarë humbje për gjigandin e gërmimit të kriptomonedhave Bitmain

Lajmet e fundit>