Harduer

Testimi i ekranit të Nokia Lumia 930 tregon fuqinë e Gorilla Glass 3

Publikuar , 14 Korrik 2014
0
Testimi i ekranit të Nokia Lumia 930 tregon fuqinë e Gorilla Glass 3

Nokia-Lumia-930-knife-test-shows-strength-of-Gorilla-Glass-3Të gjithë flasin për xhamin prej safire dhe nëse është i përballueshëm për prodhuesit për tu përdorur në produktet e tyre, por Corning Gorilla Glass mund të mos ketë “vdekur” akoma.

Një video tregon sesi ekrani i Nokia Lumia 930 përgjigjet në mënyrë perfekte ndaj një thike të mprehtë sikur të ishte një gisht. Duke luajtur lojën Ninja Fruit me një thikë, ekrani i smartfonit nuk gërvishtet aspak. Telefoni përdor Gorilla Glass 3 për të mbrojtur ekranin nga gërvishtjet.

Aktualisht, implementimi i një xhami safire në ekranet e smartfonëve do rriste ndjeshëm koston e tyre. Kjo do të thotë se edhe shumë prodhues nuk mund ta përballojnë koston e implementimit të këtij materiali.

Mendohet se Apple do të përdorë xhamin prej safire në iPhone 6. Apple aktualisht përdor xhamin prej safire në disa pjesë të iPhone 5S të cila nuk mund ti durojnë gërvishtjet dhe mund të shkaktojnë keqfunksionim të këtyre pjesëve si kamera e pasme dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”pAOscG28zT4″]

LEXO EDHE:  Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Lajmet e fundit>