Lajmet

Testimi i Instagram me fshehjen e numrit të pëlqimeve bëhet ndërkombëtar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Korrik 2019
0
Rrjeti social thotë se qëllimi i këtij ndryshimi është për ti ndihmuar njerëzit të fokusohen më shumë tek tregimi i historive të tyre në vend të fokusimit tek numri i pëlqimeve. Testimi i Instagram me fshehjen e numrit të pëlqimeve bëhet ndërkombëtar

Instagram ka filluar të fshehë numrin e pëlqimeve në postime në disa vende të botës përfshirë Australinë dhe Japoni në përpjekje për të eliminuar “presionin” ndaj përdoruesve.

Testimi i cili filloi nga dita e sotme do të thotë se përdoruesit do të shohin një emër ndjekësi “dhe të tjerë” poshtë postimeve në vend të numrit të pëlqimeve që kanë parë më parë.

Publikuesi i postimit do të shohë numrin e pëlqimeve që marrin postimet e tij. Gjithnjë ka pasur shqetësime se platformat e medias sociale mund të kontribuojnë në mungesë vetëvlerësimi dhe ndjesi pamjaftueshmërie tek moshat e reja.

Instagram nisi një testim të ngjashëm në Kanada në Maj dhe testimi tashmë është shtrirë në Australi, Zelandën e Re, Irlandë, Itali, Japoni dhe Brazil.

Rrjeti social thotë se qëllimi i këtij ndryshimi është për ti ndihmuar njerëzit të fokusohen më shumë tek tregimi i historive të tyre në vend të fokusimit tek numri i pëlqimeve.

Instagram tha se testimi nuk prek mjetet e matjes së performancës për bizneset. Shefi i Instagram Adam Mosseri vijoi duke thënë se objektivi i këtij ndryshimi ishte eliminimi i stresit tek përdoruesit të cilët “konkurrojnë” për numrin e pëlqimeve që marrin në postime.

Numri i pëlqimeve që merr një postim në Instagram është tregues i popullaritetit. Studimet thonë se ky feedback i menjëhershëm në përmbajtje që publikohen mund të rrisë vetëvlerësimin për njerëzit por edhe ta shkatërrojë atë për ata që nuk marrin pëlqime shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një problem sigurie në Android qëndroi për 5 vite i fshehur

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>