Lajmet

Testoni anglishten me anë të Inteligjencës Artificiale

Apr 6 2018
0 Shpërndarje
English test jep mundësinë e përmirësimit të njohurive të të folurit dhe dëgjuarit të gjuhës angleze, duke shtuar edhe pjesën e theksit. Testoni anglishten me anë të Inteligjencës Artificiale

Doni të vini në provë anglishten tuaj? Ju vjen në ndihmë asistentja vokale. Një softuer i krijuar nga Insituti i Teknologjisë i Massachusetts përdor inteligjencën e Amazon Echo Show për të vlerësuar bisedat me individët.

Së shpejti do të jetë e mundur të testohet anglishtja dhe mënyra e të folurit nëpërmjet një asistenteje vokale. Falë një bashkëpunimi midis shkollës angleze online Aba English dhe shkencëtarëve të MIT(Massachusetts Institute of Technology) është krijuar mundësia e përdorimit për herë të parë të asistentes zanore Alexa për favorizimin e mësimit të anglishtes nëpërmjet një folësi inteligjent. Vetë emri English test sugjeron që nuk është një kurs, por një sistem i cili jep mundësinë e testimit të nivelit të anglishtes duke ndihmuar dhe në përmirësimin e saj.

Softueri mbështetet tek algoritmet e njohjes zanore dhe në këtë mënyrë ndërvepron me përdoruesit duke i bërë një sërë pyetjesh të cilave mund tu pergjigjen me zë. English test jep mundësinë e përmirësimit të njohurive të të folurit dhe dëgjuarit të gjuhës angleze, duke shtuar edhe pjesën e theksit.

Testi bëhet lehtësisht pa prekur asgjë tek pajisja, madje mund të kryhen punë të tjera ndërkohë që ndërveprohet me asistentin inteligjent. Niveli i anglishtes matet automatikisht nga pajisja dhe në bazë të tij vendosen edhe pyetjet nga shkalla më e lehtë tek ajo më e vështira. E veçanta tjetër e kësaj asistenteje është që në fund të testit, ajo i dërgon Kuadrit të përbashkët Europian të nivelit të gjuhës, nivelin nga A1-C1. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>