Ja se si

Testoni shpejtësinë e internetit dhe shijoni dizajnin e ri të Speedtest.net

Publikuar , 09 Mars 2011
0
Testoni shpejtësinë e internetit dhe shijoni dizajnin e ri të Speedtest.net

Speedtest.net është faqja e duhur për secilin që kërkon të testojë sesa e shpejtë (apo i ngadalshëm) është lidhja e tyre e internetit dhe në mes tjerash ofron edhe krahasime mes disa ISP-ve për të kuptuar më shumë në lidhje me atë se çfarë sjellin ata në treg.

Në mesin e veçorive të reja janë ndërfaqja e re që është përmirësuar me një hartë të re që duket si një hartë e vërtetë dhe që ju tregon lokacionin tuaj të saktë, (momentalisht në kompjuterin tim të shtëpisë kam si ISP, operatorin IPKO), pastaj është shtuar një përzgjedhje e mençur e serverit që mundëson testime më të mira dhe rezultate më të sakta, llogari për përdorues, pastaj një shërbim si Speed Wave që ju mundëson të shtoni rezultat e juaja të testimit në kuadër të rezultateve të përdoruesve tjerë të shumtë dhe të shihni një analizë të detajuar krahasuese, etj.

Në bazë të një testi të bërë tani me operatorin IPKO (pako DUO, shpejtësia e internetit 1Mbps), del se shpejtësia e shkarkimit është 1.20 Mbps ndërsa ajo e ngarkimit është 0.54 Mbps. Provojeni edhe ju këtë shërbim dhe na tregoni rezultatet e fituara dhe emrin e ISP-së që ofron internetin për ju. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Aplikacionet Android funksionojnë ngadalë? Ja çfarë duhet të bëni

Lajmet e fundit>