Lajmet

Thashetheme: Windows 8 Pro kushton 199$

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
Thashetheme: Windows 8 Pro kushton 199$

Për të joshur përdoruesit e Windows me Windows 8, Microsoft ka njoftuar një përditësim fillestar për të gjithë ata që zgjedhin të përditësojnë Windows XP, Vista, apo 7 midis 26 tetorit 2012 dhe 31 janarit 2013.

Në këtë rast, ata do të paguajnë vetëm 39.99$ për versionin e shkarkueshëm të Windows 8 Pro dhe 69.99$ për pjesët e tjera homologe.

Por Microsoft-i ka rezervuar ofertën më të mirë për ata që blejnë një kompjuter Windows 7 ndërmjet datave 2 korrik 2012 dhe 31 janar 2013, duke i lejuar këta përdorues të përditësojnë sistemin e tyre në Windows 8 Pro për vetëm 14.99$.

Këto marrëveshje janë shumë të mira, por sigurisht shumë pak njerëz do ta përditësojnë sistemin e tyre në tre muajt e parë. Por çfarë do të ndodhë me ata që zgjedhin të përditësojnë sistemin pas periudhës promocionale? Dhe, më e rëndësishmja, sa do të shkojë çmimit i plotë i përditësimit?

Sipas burimeve të The Verge, një version të plotë i Windows 8 Pro do të kushtojë fillimisht 69.99$, përpara se të dalë me çmimin e tij të plotë në treg pas 31 janarit, pra 199$. Burimi deklaron se Microsoft do të ofrojë gjithashtu një përditësim nga Windows 8 tek Windows 8 Pro që do të kushtojë 69.99$ deri në 31 janar dhe 99.99$ pas kësaj date.

Duhet theksuar se këto janë vetëm thashtheme, por le të shpresojmë që Microsoft-i të na ofrojë së shpejti një çmim më të lirë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple i ka kushtuar 6 miliardë dollarë mbyllja e betejës ligjore me Qualcomm

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>