Vëzhgim

The Good Father II

Publikuar , 18 Shkurt 2010
0
The Good Father II

Elementët strategjikë janë ato që ju bëjnë të ndiheni një Don. Ju zgjidhni strategjitë për të profilizuar aktivitetin kriminal, si vënia e zjarreve, droga apo shkatërrimet që “familja” juaj do të bëjë, sa “të fortë” do të mbrojnë racket-in tuaj dhe cila do jetë lëvizja tjetër. Shumë prej veprimeve strategjike mund të kryhen nga harta e re “Pamja e Don-it”, por zgjedhja e pjesëtarëve të familjes me karakteristika të caktuara bëhet në rrugë.

Çdo gjë brenda familjes
Në fillim të lojës, Don Michael Corleone ju emëron kryetar të familjes kriminale të Nju Jorkut dhe detyra juaj e parë është të filloni të shkruani në pemën e familjes me gjak të ri. Një opsion i ri i Godfather II ju lejon  të anëtarësoni shtatë “burra të pjekur” në familjen tuaj. Këta tipa do luftojnë krah jush gjatë gjithë lojës dhe secili ka specialitetet e veta, që i bëjnë të aftë të vendosin eksploziv në makina, të ringjallin pjesëtarë të familjes gjatë një beteje apo të bëjnë racket.
Katër pjesëtarët më të ulët të familjes suaj quhen ushtarë dhe kanë vetëm një specialitet, por gjatë lojës mund të përmirësoni aftësitë e tyre, si për shembull aftësitë në qitje apo luftim apo edhe t’i ngrini në detyrë si kapo dhe t’u jepni një specialitet të dytë. Për shembull, mund të keni një mjek që është edhe ekspert shkatërrimi.

Ti je shefi
Pasi keni bërë zgjedhjen tuaj të parë midis opsioneve– të mjekut dhe zjarrvënësit – është koha për t’u nisur për racket-in e parë. Një racket është një biznes nën menaxhimin e një bosi të krimit, i cili ofron mbrojtje nga organizatat e tjera (dhe nga e tija) për një pagesë nën dorë. Kaq i ri sa jeni në rrethin kriminal të Nju Jorkut nuk zotëroni gjë dhe duhet t’ia merrni nga dora pronat një bosi tjetër të quajtur Carmine.
Ky është ekstorsion. Duhet të hyni në restorant, të vrisni rojet dhe të bëni presion mbi pronarin që t’ju paguajë ju në vend të Carmine-s këtej e tutje. Pronari nuk do të reagojë, prandaj mund të bëni ç’të doni me të – mund ta qëlloni me shuplakë apo ta kapni prej fyti derisa të ndryshojë mendje. Për më tepër, çdo menaxher ka një dobësi dhe nëse e gjeni atë dobësi, do merrni para ekstra prej tij. Për shembull, pronari I lokalit mund të ketë frikë nga mbytja, kështu që mund ta kapni prej fyti derisa t’ju japë paratë shtesë, por pa e vrarë.
Përgëzime, lokali hyri në zotërimin e grupit tuaj. Tani mund të vini numrin e rojeve që mendoni si më të arsyeshme për të ruajtur vendin, por mos harroni se rojet kushtojnë. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtoni se atë që sapo bëtë, Carmine dhe pjesëtarët e grupit të tij mund t’ua bëjnë juve.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lider i rrjetit kriminal
Pjesa që përshkruam është vetëm një nga shumë aktivitetet e rrjetit tuaj. Një rrjet kriminal është i përbërë nga racket apo biznese dhe i jep pronarit apo pronares bonuse speciale në familje. Për shembull, rrjeti i parë kriminal në lojë përbëhet nga dy biznese, kur i zotëroni ato të dyja në familjen tuaj bëhet festë. Duhet t’i zotëroni të gjitha bizneset e një rrjeti për të marrë shpërblimin.
Kini kujdes sepse një bos tjetër rival, si Carmine, mund të godasë vetëm njërin prej bizneseve tuaja në rrjetin kriminal dhe ju nuk do të merrni shpërblimin derisa ta shtini në dorë sërish. Vendosja e bombave është një strategji që edhe ju mund ta përdorni me sukses për të fituar biznese apo rrjete krimi.
Dy fjalë të fundit mbi krimin (dhe bosët e tjerë rivalë); hiqni qafe ushtarët e tij të familjes dhe kapot përpara larjes së hesapeve në vilën e tij, përndryshe ata do ju presin aty, duke e bërë përleshjen më të gjatë dhe më të vështirë për t’u fituar. Për të hequr qafe pjesëtarë familjesh të bosëve rivalë, bëjuni ndere njerëzve në rrugë. Ata mund të dinë gjëra që ju nuk i dini, si vendndodhja e pjesëtarëve të një familjeje dhe si t’i zhdukni ata përgjithmonë në vend që t’u bëni një “shëtitje” deri në spital.

Lajmet e fundit>