Analiza

“The Interview” është video më popullore në YouTube për momentin

Publikuar , 26 Dhjetor 2014
0
“The Interview” është video më popullore në YouTube për momentin

DF-01104_rgb.0.0“The Interview” është renditur në krye të chartit Right Now të YouTube pas lançimit në kanalet dixhitael si Google Play, See TheInterview.com, Xbox Video dhe YouTube Movies. “The Interview” do të shfaqet në 331 kinema të vogla e të pavarura. Sipas disa raporteve nga Variety dhe Deadline pritet që “The Interview” të regjistrojë 1 milion $ të ardhura.

Edhe pse pretendohej se ky film do të ishte i disponueshëm vetëm Shteteve të Bashkuara, rrjetet piraterike e kanë shpërndarë kudo nëpër botë këtë film. Sony vendosi që ky film të merrej nga përdoruesit me qira kundrejt një tarife prej 5.99 $ për një periudhë kohore prej 48 orësh. Variety raportoi se versionet e filmit me kualitet të lartë janë shkarkuar përmes Torrent më shumë se 900.000 herë në 24 orët e para të lançimit të filmit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  iFixit: Galaxy Fold është shumë delikat

Lajmet e fundit>